Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prokuroria dhe gafa e saj, familjarët e Brian Spahiut ankesa drejtuar institucionit

15:12 24/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Pas gati një viti nga vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në dhëmbë, në një klinikë private në Tiranë, prindërit e tij enden shkallëve të gjyakteve për drejtësi. Ato kanë kërkuar në Prokurorinë e Tiranës detaje në lidhje me fazën se ku ndodhen hetimet, shkakun e vdekjes së vogëlushit dhe personat përgjegjës, por janë përballur me një shkresë, përgjigjen e të cilës ata nuk e prisnin.

Në përgjigjen e organit të akuzës, thuhet se “të drejtën për të marrë informacion në lidhje me procesin, e ka vetëm viktima e veprës penale”.

Përgjigje kjo absurde, pasi 3-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Këto janë të drejta sipas parashikimeve ligjore të këtij kodi, konkretisht neni 58, pika d) i ka vetëm viktima e veprës penale dhe gjithmonë pa cenuar parimin e sekretit hetimor. Ndërsa të drejtën për të kërkuar informacion lidhur me arsyet e kryerjes apo jo të një veprimi hetimor nga ana e prokurorit, siç jeni drejtuar me disa pyetje “retorike” në kërkesën tuaj nuk e ka as viktima e veprës penale, pasi këto lloj pyetjesh cenojnë pavarësinë e prokurorit dhe kompetencat e tij në ushtrimin e ndjekjes penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë drejtuar familjarëve të 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3-vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por, Prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa të tjerët që kanë ndjekur gjatë kurimit kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria e QSUT, nuk janë marrë në pyetje. I mituri i ishte nënshtruar një ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos. Kur 3-vjeçari u shtrua në QSUT e kanë asistuar të paktën 6 mjekë. I mituri humbi jetën më 1 tetor 2023. Vdekja e tij prej një gabimi mjekësor solli reagimin e fortë të opinionit publik, ndërsa qytetarët u ngritën edhe në protesta.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Brian Spahiumjeku Roland Xhaxhoprokuroriavdekja e 3-vjecarit

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Nga 1 janari 2025 sigurimi i makinës do të jetë i diferencuar!

Nga 1 janari 2025 sigurimi i makinës do të jetë i diferencuar!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English