Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projekti Rama- Alabbar: u shitën 3000 objekte në ajër, nuk është vënë as 1 tullë

16:08 13/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Të njëjtën gjë Mohamed Alabbar i veshur me fustan e çallmë si një Sheik, ka bërë në Serbi e tentoi ta bënte në Malin e Zi dhe Kroaci; por edhe në Indi, ku Zyra Qendrore e Anti-krimit, po e kërkon, mbasi me kompaninë “Emaar India Ltd” ka mashtruar 2100 blerës për apartamente e dyqane në projektin fantazmë “Palm Garden” në qytetin Gurgram, duke bërë shitje në ajër e nuk ndërtoi asnjë apartament…

 

Në Policinë e Durrësit, kanë filluar të bëhen denoncime kundër shtetasit arab Mohamed Alabbar, për mashtrim me shitje apartamentesh e njësi tregtare në ajër pa i pasur fizikisht si objekte, ndërsa në gjykatë kanë paraqitur akt-padi penale e civile disa avokatë në emër të shumë blerësve.

 

Afro dy vite pas blerjeve në ajër, te kompania offshore “Eagle Hills Real Estate Development” e Mohamed Alabbar, 3000 blerësve të parë të vitit 2022, u ishte premtuar me kontratë, se brenda dhjetorit 2023 do përfundonin ndërtimet si karabina e do t’u bëhej regjistrimi në Kadastër.

 

Por Alabbari, përveçse ka sheshuar një sipërfaqe të vogël vetëm për dy godina pa hapur themele, nuk ka asnjë shenjë për ndërtimin e pallateve te “Dubai” në Durrës, megjithëse u ka marrë blerësve paraprakisht nga 30-40% të vlerës.

 

Ata i besuan mashtrimit të Muhamed Alabbar, madje dhe kryeministrit Edi Rama e ministres Belinda Balluku, të cilët luajtën rolin e reklamuesit, sekserit, nxitësit e joshjes së qytetarëve, duke u bërë thirrje për të blerë apartamente e njësi tregtare në ajër.

 

Sipas afatit të deklaruar e në akt-marrëveshjen me qeverinë shqiptare, kompania “Eagle Hills Real Estate Development” e Alabbar, nga 14 mijë apartamente e njësi biznesi në total, 2800 do t’i  ndërtonte brenda vitit 2023; pra, 20% të krejt projektit e të tjerët gjatë 9 viteve të kontratës.

 

Por Alabbar nuk ka ndërtuar asnjë apartament, megjithëse më 15 dhjetor 2022 te “Report TV”, deklaroi se ishin çuar makineritë dhe në janar 2023 do fillonte ndërtimi i pallateve, madje premtoi se brenda 6 muajsh do ishte gati blloku i parë i banimit me 1300 apartamente me pamje nga deti.

 

Por punimet nuk filluan, ndërsa më 30 janar 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Mohamed Alabbar, nënshkruan kontratën, pas të cilës, kryeministri Edi Rama, tha: – Ata që kanë blerë e do blejnë apartamente dhe njësi tregtare, nuk do dallojnë dot nëse janë në Durrës apo në Dubai.

 

Mijëra qytetarë, shumica që jetojnë jashtë Shqipërisë, vërshuan te zyra e shitjes që Alabbar hapi në hyrje të Portit Detar Durrës, ku dorëzuan milionat dhe morën nga një copë letër të quajtur “Kontratë parablerje”, por nuk po marrin apartamentet, mbasi nuk ka nisur ndërtimi i tyre.

 

Pas 1 viti zhdukje dhe pas lajmit zyrtar, se Alabbar ka hequr dorë nga projekti i Durrësit, por edhe pas alarmit të banorëve për mashtrim e vjedhje, Mohamed Alabbarr që nga Dubai, doli më 4 janar 2024 te TV-Klan i ndërtuesit Aleksandër Frangaj, ku me një shkop mbi një maket, tha se ndërtimi i pallateve do fillojë menjëherë.

 

Projekti Rama- Alabbar: u shitën 3000 objekte në ajër, nuk

 

Mirëpo blerësit që nuk po shohin të ndërtohen apartamentet, kanë filluar t’i drejtohen Anti-krimit Ekonomik-Financiar e Gjykatës në Durrës, ngaqë kanë mësuar se arabi Mohamed Alabbar me fustan e çallmë sikur është Sheik, të njëjtin mashtrim e me të njëjtin projekt, ka bërë në Serbi dhe tentoi ta bënte në Malin e Zi e në Kroaci.

 

Të njëjtën gjë ka bërë edhe në Indi, ku Zyra Qendrore e Anti-krimit Financiar atje, po e heton Mohamed Alabbarin dhe po e kërkon, mbasi me kompaninë “Emaar India Ltd” ka mashtruar 2100 blerës për apartamente e dyqane në projektin fantazmë “Palm Garden” në qytetin Gurgram, duke bërë shitje në ajër e nuk ndërtoi asnjë apartament./Pamfleti

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
Horoskopi sot, 18 shtator 2022

Horoskopi sot, 14 dhjetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.