Profesorët i ankohen Presidentit Meta: Po ikin fëmijët e elitës dhe studentët më të mirë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesori Ilir Gëdeshi nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, duke folur për emigrimin e shqiptarëve, deklaroi se migrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit” nga vendi.

Gërdeshi tha se po ikin nga Shqipëria studentët më të mirë dhe më e keqja është se ata nuk duan të kthehen më në masë të madhe. Ai shton se kjo ndodh, për shkak se ata nuk shikojnë përmirësim të gjendjes në vendlindje.

“Nga Shqipëria po ikin edhe të arsimuarit. Emigrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit”. Vendet para dhe pas Shqipërisë janë të Afrikës ose të Azisë. Fenomeni sa vjen e po bëhet më shqetësues. Shqipëria ka 18 mijë studentë jashtë.

Po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Rreth 94 për qind e studentëve jashtë duan të qëndrojnë në vendin ku studiojnë dhe mos kthehen më. Kjo është diçka e rëndë për vendin. Kjo ndodh, sepse studentët nuk shohin të ardhme apo përmirësim të gjendjes në Shqipëri. Po emigron rinia, që është edhe perspektiva e vendit”, tha Gërdeshi.

Ndërsa pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo deklaroi se shpopullimi i popullsisë është temë e interesave kombëtare që duhet të bashkojë të gjitha institucionet. I pranishëm në videokonferencën e organizuar nga presidenti Ilir Meta për këtë temë, profesori tha se shpopullimi nuk ka të bëjë me të qënit i majtë apo i djathtë.

Mes të tjerash Bundo bëri edhe një deklaratë të fortë ndërsa theksoi se t’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi, siç bënte Millosheviçi me shqiptarët e Kosovës. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento