Skip to content
Kryesore

Probleme respiratore, shtrohen në spital 6 punonjëse në autostradën Tiranë-Durrës

· 1 min lexim

Më 11 mars 2025, gjashtë punonjëse të një magazine përgjatë autostradës “Tiranë-Durrës” u dërguan në spital me shqetësime respiratore.

Pasi morën trajtim mjekësor, ato u larguan dhe u kthyen në banesat e tyre.

Policia ka referuar rastin në Prokurori, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore.

Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit.