Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Privilegjet/ Deputetët shmangin projektligjin që iu heq pensionet e majme, marrin nga 100 milionë lekë secili

16:41 06/01/2021
Reading Time: 5 min lexim

Deputetët mbrojnë privilegjet e tyre dhe shtojnë kategoritë e zyrtarëve që marrin pensione të majme suplementare. Në sesionin e ri dhe të fundit pritet të miratohet edhe një projektligj, për privilegjet e 43 krerëve të drejtësisë së re, të cilët do të marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyra.

Njëri projektligj, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë quhet ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve punonjësve të shtetit”

Projektligji parashikon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerët Publikë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe SPAK-u të përfshihen në skemën suplementare.

Drafti tjetër, i propozuar nga deputeti i pavarur Erion Piciri flet për të njëjtin objekt, pensionet, por në prizmin për t’i ulur ato në nivelin e kontributeve që paguajnë realisht zyrtarët e shtetit, përfshirë edhe deputetët.

Sigurisht, që darfti i dytë ka mbetur në procedurë dhe nuk futet për diskutim, ndërsa ai për vendosjen e pensioneve suplementare për zyrtarët e drejtësisë është gati dhe ka marrë vulën e komsionit të ekonomisë dhe Financave.

Privilegjet

Privilegjet, që politikanët ia japin vazhdimisht vetes e kanë kthyer parlamenti në një klub interesash private.

Ligji për pensionet e jashtëzakonshme për deputetët dhe zyrtarët është bërë në mars 1996 dhe qysh atëherë janë bërë shtesa kategorish që përfitojnë.

Me anë të këtij ligji jepen përfitime shtetërore suplementare si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror për deputetët dhe zyrtarët e tjerë shtetëror.

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë derdh kontribute 8 mijë lekë në muaj dhe merr një pension suplementar mujor sa 30% e pagës mujore të deputetit,  ose 471 mijë lekë të vjetra në muaj.  Ose 5.65 milionë lekë të vjetra në vit. Pra, futet një lek kontribut në sigurimet shoqërore dhe merren 25 lekë. Nëse i referohemi shifrave të jetëgjatësisë, që është 78.5 vjeç, (parashikohet të shkojë 82 vjeç në vitin 2030) duke marrë parasysh edhe moshën e daljes në pension, rreth 63 vjeç, një deputet përfiton afro 17 vite pension suplementar.  Kjo i korrespondon shifrës totale prej 97.5 milionë lekë të vjetra.

E njëjta skemë funksionon për ata që kanë funksione të larta në parlament, presidencë dhe gjykata.

Sektori publik ka 170 mijë punonjës, nga të cilët gjysma kanë funksione politike, janë personel kushtetues ose administratë e lartë shtetërore. Këta kanë rroga 3 deri në 7 herë më të larta se rroga mesatare. Këta gjithashtu kanë pensione më të larta se pjesa tjetër e administratës.

Pensionet speciale mbulohen sot 22.9 përqind nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe 79.1% nga buxheti i shtetit.

Përfitimet e pensioneve suplementare duhet të jenë në proporcion të drejtë me kontributet që ata paguajnë dhe përfitimet e shoqërisë nga puna e tyre.

Kush përfshihen?

Grupi i parë

a) Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit te Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit te Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe te barazuar me ligj me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës se Larte, Prokurori i Përgjithshëm, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit;

b) Deputetët e Kuvendit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe Avokati i Popullit, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjeneralët e Forcave të Armatosura dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor.

Grupi i dytë

a) Sekretarët e Shtetit, zëvendësministrat, zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, si dhe personat e tjerë te barazuar me ta, sekretarët e përgjithshëm dhe funksionarët politikë pranë Presidentit, Kuvendit, Këshillit te Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore buxhetore, prefekturave, këshillave te rretheve, këshillave te qarqeve, bashkive dhe personave te tjerë te barazuar me ta, sipas listës se miratuar nga Këshilli i Ministrave, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit.

b) Personat që kryejnë detyra në administratën e Presidentit, të Kuvendit, Këshillit të Ministrave, ministrive dhe institucioneve qendrore buxhetore, të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit, prokurorive te rretheve, prefekturave dhe te pushtetit vendor dhe personave te tjerë te barazuar me ta, sipas listës se miratuar nga Këshilli i Ministrave;

c) Personeli drejtues ku do të përfshihen: drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve, si dhe personat e tjerë te barazuar me ta, në funksion dhe pagë, personat te cilët punojnë ne organet drejtuese te pushtetit vendor dhe ne funksione te tjera drejtuese, sipas listës se miratuar nga Këshilli i Ministrave.

d) Personeli specialist.

3 vjet paga pas largimit

Pas largimit nga funksioni, këtyre zyrtarëve u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind te pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo me shume se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Personave te grupit te pare u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Periudha, gjate se cilës personat nuk janë te punësuar dhe përfitojnë pagesë pas ndërprerjes së funksionit të fundit dhe pagese kalimtare, njihet si periudhe sigurimi për efekt te përfitimit te pensionit. Kontributi i sigurimit te detyrueshëm shoqëror për këta persona derdhet ne fondin e sigurimeve shoqërore nga buxheti i shtetit.

Masa e pensionit

Për Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, 25 për qind e pagës referuese, edhe nëse periudha e shërbimit është më e vogël se dy vjet, dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbimi mbi dy vjet.

Për grupin e parë pensioni është 25 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet.

Masa e pensionit nuk duhet të jetë më e madhe se 60 për qind e pagës referuese për personat e grupit të parë.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: deputetpensionzyrtar

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Pistoleta e gjetur pranë Klodian Rashës, del përgjigja e ekspertizës së ADN-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.