Prisnin të uleshin për herë të parë nëpër auditore, ja cilat janë vështirësitë që po hasin studentët e vitit të parë në mësimin online

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mësimi online ka qenë i vështirë për shumë studentë në të gjithë vendin, por ata që janë përballur me promblematikat më të mëdha janë studentët që këtë vit akademik do të uleshin për herë të parë në bankat e auditorit.

Të pamësuar me jetën universitare, studentët e vitit të parë kanë pasur mangësi të shumta në dijet akademike madje nuk kanë arritur të njihen as me pedagogët e tyre.

Redi Kociaj, student i vitit të parë në degën e drejtësisë tregon se ka hasur në vështirësi të shumta që nga mungesa e internetit e deri te mangësia në informacione.

“Mësimi online sipas eksperiences time nuk po shkon mirë,sepse ka veshtirësi në përthithjen e informacionit por dhe ne krijim i situatave te debatit i cili ndihmon për degën që studioj mjaftueshëm për ta përthithur këtë informacion.̏- tregon Redi.

Si shumë studentë të tjerë edhe ai ka hasur probleme me internetin, madje ka ndodhur që për këtë arsye të ndërpritet edhe mësimi.

“Problemet që kam hasur lidhen me interenetin. Shumë herë sinjali dobësohet duke ndërprerë shpjegimin e pedagogëve, por ka pasur raste kur dhe interneti i tyre ka patur probleme, gjë që na ka shtyrë në mos zhvillimim e leksionit/seminarit, ”- përfundon Redi.

Asnjë masë nuk është marrë për studentët që kanë pasur vështirësi më aksesin në internet, dhe të paktën një problem të tillë në Fakultetin Juridik e kanë pasur edhe pedagogët. Por askush nuk është kujtuar për studentët duke i lënë ata në mëshirë të fatit.

 

Shpërndaje
Share.

Komento