Prishja e guroreve në Krujë/ Biznesmeni debat me Blendi Klosin: “Na dhatë leje në 2016-ën!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka qenë në malin e Krujës ditën e sotme për të inspektuar prishjen e 12 guroreve dhe 26 furrave me gëlqere nga IKMT-ja.

Sipas ministrit, vendimi për prishjen është i pakthyeshëm duke qenë se këto furra dhe gurore janë ndërtuar në një zonë të mbrojtur.

Por në terren, Klosi ka pasur një debat me një prej biznesmenëve të prekur nga ky vendim, i qujatur Qamil Babasi.

Në debatin me ministrin, Babasi është shprehur se vetëm 3 vite më parë, në 2016 është pajisur me leje ndërtimi për këtë zonë, duke treguar se askush nuk e ka ndaluar të ndërtojë në këtë zonë.

Sakaq, minsitri Klosi i është përgjigjur se aktiviteti i tij nuk do të mbyllet, por thjesht do të zhvendoset.

“Ju do spostoheni, kjo do mbarojë një ditë, këtu s’ka për t’u bërë më, është zonë e mbrojtur, s’po themi të ndërprisni biznesin, duhet të bësh atë që ka një vit ministria që të kërkon.”-është shprehru ai duke i ofruar asistencë biznesmenëve për t’u pajisur me leje për zonat e tjera ku do të zhvendosen furrat e gëlqeres dhe guroret.Burimi: shqiptarja.com

Shpërndaje
Share.

Komento