Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prezantohet Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

15:45 18/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, mori pjesë në Ministerialin “Forcimi i konvergjencës socio-ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për integrim të përshpejtuar në BE”, i cili u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut.
Në këtë Ministerial u prezantua Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë Euro grante dhe kredi dhe synon të sjellë përfitime për vendet e BP përpara anëtarësimit në BE, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.
Pjesëmarrës ishin Ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor, Kryenegociatorët, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në KE, z. Gert Jan Koopman, përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian, të cilët diskutuan mbi mundësitë për të maksimizuar përfitimet nga Plani i ri i Rritjes.
Në fjalën e tij, Ministri Ervin Mete shprehu mirënjohjen në emër të qeverisë shqiptare ndaj Bashkimit Europian për Planin e ri të Rritjes, si një mbështetje që vjen në një moment kritik për rajonin dhe Evropën.
Ministri tha se kjo mbështetje do të shërbejë si një shtysë për vijimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjen e instrumenteve që aktualisht janë në proces.
Pavarësisht reformave që vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin në drejtim të konektivitetit dhe agjendës së gjelbër, Ministri Mete tha se fokusi i reformave të mëtejshme duhet të ketë një qasje në drejtim të biznesit. Kjo, sipas Ministrit, në mënyrë që të lehtësohet mënyra e të bërit biznesit dhe të përmirësohet klima e biznesit, të mundësohet aksesimi i tregut të Bashkimit Europian përpara së të ndodhë integrimi, të përshpejtohet procesi i integrimit dhe konvergjenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE.
Nga ana tjetër, Ministri Mete theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregohen të afta për të përdorur më së miri instrumentet që do të ofrohen nga Plani i ri i Rritjes dhe të forcojnë kapacitetet e tyre institucionale përthithëse.
Pjesëmarrëse në Ministerial ishte dhe Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, e cila në fjalën e saj diskutoi mbi reformat lidhur me avancimin e konvergjencës socio-ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, ndërsa e konsideroi Planin e ri të Rritjes si një platformë kyçe që do të nxisë më tej agjendën e reformave.
Kryenegociatorja tha se agjenda e reformave të Shqipërisë është në linjë me kërkesat e BE për anëtarësimin dhe Planin e ri të Rritjes, ndërsa shprehu angazhimin për rritjen e përpjekjeve për të përshpejtuar ritmin e reformave kombëtare.
Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla kryesore, të cilat synojnë:
-Rritjen e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e tregut të vetëm;
-Nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat potencialisht mund të shtojnë ekonomitë e tyre me 10%.
-Përshpejtimin e reformave themelore, duke përfshirë cluster-in e themelorëve, për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal.
-Rritjen e asistencës financiare për të mbështetur reformat përmes një Mekanizmi të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.
Në bazë të këtij Plani, çdo vend partner i Ballkanit Perëndimor do të ftohet të përgatisë një Agjendë Reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese, duke përfshirë ato nga Paketa vjetore e Zgjerimit dhe Programet e Reformës Ekonomike (ERP)./ Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para

Horoskopi sot, 19 nëntor 2023

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English