Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presioni ndërkombëtar, Vuçiç paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

22:41 07/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë.

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq foli shkurtimisht për situatën në Kosovë, duke falënderuar serbët në veri, që sipas tij po luftojnë për të drejtat e tyre.

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”, tha Vuçiq

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Serbët lokalë në këto tri komuna që atëherë po organizojnë protesta para ndërtesave komunale.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë shqiptarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, dhe ai evropian, Mirosllav Lajçak, nga e hëna kanë zhvilluarvizitat në Kosovë dhe Serbi, në tentim për të gjetur një zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri, duke ia paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë zonë si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më herët gjatë 7 qershorit, tha se në takimin me presidentin serb, ky i fundit e ka siguruar atë se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për ta bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të merrte pjesë në zgjedhjet eventuale.

“Sfida më e madhe për Serbinë tani është t’i bindë serbët që të kthehen në institucionet [e Kosovës]”, tha Escobar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i hapur që në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të mbahen zgjedhje të reja, por fillimisht ai tha se duhet të përgatitet “terreni” për mbajtjen e tyre.

Sipas tij, përgatitja e terrenit për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, nënkupton që ato të jenë të lira dhe të ketë fushatë parazgjedhore po ashtu të lirë, fer dhe demokratike.

“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, tha Kurti për gazetarët më 7 qershor.

Ai tha se gjatë takimit në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

Si pikë të parë ai ka përmendur sundimin e ligjit, duke argumentuar se të gjithë personat e përfshirë “në krime dhe shkelje” duhet të përballen me drejtësinë. Dhe pikë të dytë, ai ka thënë se pas largimit të grupeve të serbëve dhe përfundimit të “trazirave të dhunshme”, Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë para ndërtesave komunale dhe më pas mund të ketë mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha ai./REL

Të lidhura

Dollapi i rrobave bëhet dhomë votimi, çudia e zgjedhjeve në Lushnje
Aktualitet

Dollapi i rrobave bëhet dhomë votimi, çudia e zgjedhjeve në Lushnje

Në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë, një dollap i vjetër është kthyer sot në dhomë të fshehtë votimi, duke simbolizuar...

09:29 11/05/2025
“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë
Aktualitet

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë, një 100-vjeçar ka ushtruar të drejtën e votës, duke u kthyer ndoshta në...

09:19 11/05/2025
Para
Rrefuzoi transferimin tek Barcelona, Messi tregon arsyet

Rrefuzoi transferimin tek Barcelona, Messi tregon arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dollapi i rrobave bëhet dhomë votimi, çudia e zgjedhjeve në Lushnje

Dollapi i rrobave bëhet dhomë votimi, çudia e zgjedhjeve në Lushnje

09:29 11/05/2025
“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

09:19 11/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

09:06 11/05/2025
Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

08:57 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.