Skip to content
Bota

Presidenti u infektua nga COVID-19, po çfarë thotë tani për virusin Donald Trump

· 1 min lexim

Ai dukej sikur nuk do të prekej nga virusi asnjëherë, nisur edhe nga deklaratat e tij kundër pandemisë dhe virusit COVID-19, por tani njeriu më i fortë i botës duhet të bëjë llogaritë edhe për këtë mikrob.

Në një deklaratë video ditën e djeshme nga spitali, Presidenti i 45 i SHBA-ve, Donald Trump, u shpreh se, tani është në shkollën e vërtetë të koronavirusit.

“Ka qenë një udhëtim shumë interesant- kam mësuar shumë për COVID-19. E mësova duke shkuar vërtetë në shkollë”,- është shprehur Trump.

Kur ai zbuloi të premten e kaluar se ishte testuar pozitiv, shumë njerëz cituan deklaratat e tij në lidhje me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme Trump, është larguar përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret.

/Burimi: BBC/ Përshtati: GazetaReforma.com/