Presidenti Meta shpall “luftë” për Kodin Zgjedhor, PD e relaksuar: S’ka problem

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita nuk shfaqet e bashkuar në qëndrimin që mban ndaj Kodit Zgjedhor, që miratoi mazhoranca në parlament. Kështu, Presidenti Meta flet me tone luftarake për të kundërshtuar edhe me protesta këtë Kod Zgjedhor, ndërsa PD mban qëndrimin se Kodi është antikushtetues, por nuk i pengon të hyjnë dhe të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga Elbasani, Presidenti Meta Presidenti Ilir Meta duke komentuar për marrëveshjen politike të “5 qershorit”, tha se ka ende kohë për reflektim mbi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. “Nuk dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi. Kam ardhur vetëm për të vizituar Qendrën kaq të rëndësishme që funksionon kaq mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin. Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi dhe natyrisht sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i yni dhe BE. Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë. Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit, ku ishte i ftuar nga Klerikët e Komitetit Ndërfetar të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, prej ku ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi.

“Unë dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që ka përçimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”

Në të njëjtën kohë, nga Devolli , ku ishte i pranishëm për zgjedhjet e kandidatëve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai bëri me dije se pavarësisht kësaj, opozita është e bashkuar dhe do të jenë bashkë në zgjedhje.

“Nuk ka rëndësi për ne Kodi Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet në këtë kod, sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë, tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama. PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korçës dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh, së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend. Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit”, tha Gazment Bardhi.

Ndërsa, Partia Demokratike duket e relaksuar në pozicionin e saj, i vetmi kundërshtim serioz mund të jetë ai i institucionit të Presidencës, që pritet ta kthejë mbrapsht ligjin në kërkim të lëshimeve të minutës së fundit nga mazhoranca.

Shpërndaje
Share.

Komento