Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Nga muaji qershor deri në korrik 2025, qytetarët shqiptarë kanë konsumuar pa dijeni salmon të tymosur të infektuar me bakterin vdekjeprurës Listeria monocytogenes, të importuar nga Serbia dhe të shpërndarë në supermarkete të vendit. Ky bakter shkakton infeksione serioze, me simptoma si temperaturë e lartë, dhimbje koke, marrje mendsh, humbje ekuilibri, dhe në rastin e grave shtatzëna, mund të çojë deri në lindje të parakohshme apo infeksione të rënda te të sapolindurit.

Sipas burimeve, janë importuar gjithsej 1,040 pako salmon të tymosur, të ndara në ambalazhe 50 g, 100 g, 200 g dhe 300 g. Pjesa më e madhe e këtij produkti ka pasur datë skadence më 6 korrik 2025 dhe është konsumuar nga qytetarët para se të njoftohej rreziku. Vetëm pas alarmit për praninë e bakterit u mor masa për tërheqjen e tij nga tregu. Ndërkohë, supermarketet kanë bërë thirrje për kthimin e produktit nga blerësit që nuk e kanë konsumuar ende.

Por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar për qytetarët, pavarësisht detyrimit ligjor për të garantuar transparencën dhe sigurinë ushqimore. Heshtja e AKU-së është jo vetëm alarmante, por kriminale.

Ky nuk është një rast i izoluar. AKU është përfshirë në një sërë skandalesh të përsëritura, me pasoja të rënda për shëndetin publik. I fundit, helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 1 në Gramsh përmes vezëve të kontaminuara me salmonelë. Një ngjarje e paralajmëruar, me sinjale të shumta të injoruara që nga marsi, përfshirë raportime për 69 mijë pula të ngordhura dhe 250 mijë vezë të bllokuara në fermën “Rea’s”, dhe raste të ngjashme në Durrës. AKU nuk mori asnjë masë parandaluese.

Lista e tmerrshme e skandaleve vazhdon:

  • 1,535 kg mish me salmonelë në rrjetin KFC, nga të cilat u sekuestruan vetëm 177 kg
  • 13.2 ton akullore me oksid etileni, një substancë kancerogjene
  • Minj mbi thasët e miellit në fabrikën “Diamond”
  • 985 kg acuge me parazitë
  • 4,516 kg fileto derri me salmonelë
  • 35 pesticide kancerogjene të zbuluara në produktet e konsumit të përditshëm

Pavarësisht gjithë këtyre fakteve tronditëse, asnjë përgjegjës nuk është ndëshkuar, asnjë kompani nuk është mbyllur dhe asnjë zyrtar nuk është shkarkuar. AKU vazhdon të heshtë dhe të justifikohet, si një institucion që ekziston vetëm në letër.

Ky është një krim i organizuar kundër shëndetit publik, që ndodh përpara syve të të gjithëve, ndërsa drejtësia bën sikur nuk sheh. SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të hetojë të gjithë zinxhirin e përfshirë: nga fermeri, inspektori, drejtori, deri te ministri. Kjo është pasqyra e një shteti të kapur, ku edhe ushqimi është kthyer në rrezik për jetën.

Nëse nuk ka reagim të fortë shoqëror dhe institucional tani, nesër do të jetë shumë vonë.

Etiketa: akubakterolsi komicireformaeditorialsalmonvdekjeprures

Të tjera

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet
Aktualitet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë nuk përfituan bonusin mujor gjatë janarit, sipas të dhënave zyrtare. Ministria e Ekonomisë njofton se skema...

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër
Aktualitet

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar në tragjedi pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur...

18:02 21/02/2026
Para
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

18:02 21/02/2026
25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.