Greqi-Një shqiptar, 26-vjeçar, është zhdukur të hënën e 29 korrikut të këtij viti.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Chios Mastichohoria, në Greqi.
Familjarët kanë denoncuar humbjen e tij një ditë më pas, kur edhe filluan kërkimet, por nuk ka patur asnjë të re për muaj më radhë.
Së fundmi, mëngjesin e sotëm është gjetur edhe trupi i pajetë i tij pranë varrezave Kalamoti.
Sipas mediave greke, një oficer policie, i cili kishte dalë për gjueti, gjeti të varur të ndjerin në një degë peme, duke lajmëruar më pas kolegët e tij.
Sipas raporteve, trupi i pajetë i 26-vjeçarit ishte në gjendje të avancuar dekompozimi.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por pranë kufomës është gjetur celulari i tij, që është marrë nga policia.