Posta nuk i gjente shtëpinë, Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka dorëzuar ditën e sotme shenjat e gishave në policinë shkencore.

Një letër iu dërgua në shtëpinë e tij në Vorë dhe një tjetër në banesën e tij në Prezë, raporton “Report tv”.

Këto gjurmë do të krahasohen me ato që pritet të vijnë nga Greqia.

Shkak për vonesën e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut, u bë një mosmarrëveshje mes Postës dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Organi i akuzës pretendon se ka dërguar një kërkesë për Kajmakun për dorëzimin e shenjave të gishtave, por Posta ngatërroi adresën.

Ndërkohë Posta nga ana tjetër ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë, duke deklaruar se porosia është dorëzuar brenda 72 orësh dhe nuk ka pasur asnjë ngatërresë.

Sipas tyre, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme, pasi dokumenti mban firmën e sekretares së Bashkisë së Vorës.

Kujtojmë këtu se PD akuzoi Kajmakun se është dënuar në Greqi për falsifikim monedhash dhe është dëbuar nga shteti helen.

Gjithashtu sipas demokratëve, Agim Kajmaku ka përdorur edhe identitetin e rremë, Jorgo Toto, të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Shpërndaje
Share.

Komento