Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Përrenjas.
Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një kafene.
I riu me iniciale M.A porositi kafe dhe, ende pa e marrë porosinë e tij, ka rënë nga karrigia në tokë.
Ndonëse ka marrë ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Dyshimet paraprake janë se vdekja e 24-vjeçarit ka ardhur pas një arresti kardiak për shkak edhe të temperaturave të ulëta.
Megjithatë, nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje.