Ditën e djeshme tre shqiptarë janë përfshirë në një shkëmbin zjarri me policinë greke, ku si pasojë 2 persona mbetën të plagosur.(lexo këtu)
Shqiptarët e arrestuar akuzohen për grabitjen e një banke në gusht të vitit 2019 në Kalamata.
Së fundmi, policia helene ka zhvilluar një operacion blic në Prevezë, ku ka vënë në pranga një çift shqiptar, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grabitësit ditën e djeshme.
Po ashtu, mendohet se bashkëpunimi mes tyre ka kohë që ka nisur dhe çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve.
Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grup, por nuk ka bërë të ditur ende asnjë të dhënë.
Po ashtu, nuk dihen as identitetet e dy personave të arrestuar ditën e sotme.