Policia tha se iu dogj makina, avokati tregon si qëndron e vërteta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme policia njoftoi se mbrëmjen e djeshme në zonën e “Vasil Shantos”, është djegur automjeti i avokatit, Loren Liço.

Ky i fundit ka reaguar për “Panorama”, duke thënë se lajmi nuk është i vërtetë.

Sipas Liços, mjeti i tij nuk është përfshirë në ngjarje.

Djali i gjyqtares, ka sqaruar se makina e tij, ka qenë e parkuar pas një mjeti tjetër, i cili u dogj me benzinë.

Ai tregon më tej se disa persona, të cilët kanë një biznes pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndërhynë menjëherë sapo panë flakët.

“Unë kam të parkuar poshtë pallatit 3 automjete, nëse dikush do të kishte qëllim të digjte një nga mjetet e mia, do ta kishte të lehtë”, tha Liço.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2019, në bulevardin “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L. L Si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë.

Shpërndaje
Share.

Komento