Dhunë, grabitje,dhe arrestime kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit. Mes tyre edhe një topograf, i cili dyshohet për shpërdorim detyre, në harkun kohor të vitëve 2018- 2021.
Disa persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës në 24 orët e fundit. Mes tyre edhe një shtetas me inicialet B. U., 56 vjeç. Ky i fundit dyshohet sipas policisë që ka goditur me grusht shtetasin B. B, 66 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”. Ndërkohë bëhet me dije sipas policisë se gjatë natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në firmën e shtetasit A. D. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, kanë nisur hetimet për 66 vjeçarin B. B, me detyrë Topograf i Njësisë Administrative Golem, Kavajë.
Sipas policisë, “në harkun kohor të viteve 2018-2021 dyshohet se ka shpërdoruar me detyrën në dëm të disa shtetasve në njësinë administrative ku punon”.
Gjithashtu një natë më parë “është dërguar për ndihmë mjekësore në spital një shtetas sirian rreth 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta”.
Po punohet tha policia për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- N, 63 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; si edhe shtetasi
- P(S), 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.