Policia ‘ndërron mendje’ dhe si përfundim ja çfarë do të ndodhë me qarkullimin në fundjavë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Policia e Shtetit dhe qeveria kanë bërë një lëmsh të vërtetë lidhur me lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Fillimisht, ministrja Manastirliu dhe Rama lajmëruan në rrjetet sociale se kjo fundjavë do të jetë pa kufizime.

Më pas, Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bëri me dije se të dielën, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Mirëpo, duket se Policia e Shtetit ka “ndërruar” mendje, pasi në një njoftim të dytë ka sqaruar se ditën e nesërme se qytetarët mund të lëvizim me makina brenda qyteteve.

Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele do të lejohet lëvizja e makinave, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe.

Policia e Shtetit

Sqarim i Policisë së Shtetit Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

Shpërndaje
Share.

Komento