Skip to content
Kryesore

Policia godet 8 qendra prostitucioni në Shkodër, 15 persona të proceduar

· 1 min lexim

Policia e Shkodrës ka goditur një rrjet prostitucioni në qytet, duke proceduar penalisht 15 persona, përfshirë 13 shtetase të huaja nga Peru, Azerbajxhan, Brazili, Mali i Zi dhe Kina, dhe dy shtetas shqiptarë.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan prova materiale, përfshirë telefona celularë dhe një shumë parash të fituara nga prostitucioni.

Shtetaset:

– D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;

– Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;

– V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;

– L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

– S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

– A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;

– Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;

– F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;

– G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;

– M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;

– M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;

– N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

– U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Hetimet janë në vazhdim për të identifikuar organizatorët dhe për të zbardhur aktivitetin kriminal. Prokuroria ka nisur procedurat për “Mbajtjen e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni”.