Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia forcon masat e sigurisë për festat e fundvitit

14:06 24/12/2024
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Shtetit ka forcuar vigjilencën dhe gatishmërinë për të siguruar rendin gjatë festave të fundvitit dhe ka prezantuar masat e marra. Sipas informacionit, nga 24 dhjetori 2024 deri më 3 janar 2025, policia do të jetë në gatishmëri të përforcuar.

Masat e shtuara do të përfshijnë pikat e kalimit kufitar, kufirin e gjelbër, akset rrugore dhe zonat e banuara. Për të shmangur radhët e gjata në hyrje, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Policia ka planifikuar gjithashtu masa për sigurinë dhe rendin në restorante, lokale dhe qendra tregtare me frekuentim të lartë qytetarësh. Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve ku mbahen vlera monetare dhe materiale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Policia e Shtetit, prej mëngjesit të datës 24.12.2024 deri më datë 03.01.2025, do të jetë në gatishmëri të përforcuar.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të fundit të këtij viti dhe ditëve të para të vitit 2025, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive, për të parandaluar incidentet apo ngjarjet kriminale, për të lehtësuar lëvizjen e shtuar të automjeteve dhe fluksin në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe për të parandaluar tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike.

Masat shtesë parashikojnë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë, kontroll të plotë të territorit, kontroll ndaj shtetasve me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje/dalje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë inteligjentë, alkooltestues dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për netët festive të Krishtlindjes dhe të ndërrimit të viteve, si dhe për ditët e para të vitit 2025, që përkojnë me pushime zyrtare, do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të plotë duke bashkëpunuar me strukturat vendore për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

Policia e Shtetit uron qytetarët gëzuar festat e fundvitit dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët. Për çdo rast paligjshmërie, ata mund të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

#Gëzuarfestat
#Denonconinë112çdopaligjshmëri
#Mosdrejtonimjetetnëefektinealkoolit
#Mospërdornilëndëpiroteknike
#Festonitëgëzuardukezbatuarligjetdherregullat
#Policianëshërbimintuaj

Etiketa: masapolicia

Të lidhura

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon ende, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar...

16:13 13/05/2025
Para
The Guardian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, një dështim

The Guardian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, një dështim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.