Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia finalizon megaoperacion në Vlorë, kapen 4 rumunë (Detaje)

19:31 13/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Vlorë ka vendosur në pranga 4 rumunë po transportonin 260 kg kanabis, kamufloheshin si turistë me kamper dhe kalonin drogën nga Shqipëria në Greqi. Në pranga kanë përfunduar: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, për trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi me qëllim shitjen në shtetin fqinjë.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, në  konferencë për shtyp, për goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike. Finalizohet megaoperacioni policor antidrogë i koduar “CAMPER”. Arrestohen 4 shtetas. Sekuestrohen 260 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjetet kamper që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike. Përshëndetje, jam sot këtu, me zëvendësdrejtorin për hetimin e krimeve, të qarkut, dhe shefin e seksionit të narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “CAMPER”. Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”.

Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej. Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.

Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Vlen të theksohet se strukturat e DVP Vlorë, muajt e fundit, janë angazhuar maksimalisht, falë dhe bashkëpunimit dhe besimit të qyetarëve, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për goditjen e kultivimit në ambiente të mbyllura dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Sigurojmë qytetaret se Policia e Shtetit është në shërbim të tyre dhe shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht, me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Të lidhura

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo
Aktualitet

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

Regjisori, aktori dhe skenaristi shqiptar, Leka Bungo, është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 81-vjeçare. Homazhet për figurën...

08:55 11/06/2025
Në kërkim nga GJKKO, arrestohe 19-vjeçari në Shkodër, çfarë akuzohet
Aktualitet

Në kërkim nga GJKKO, arrestohe 19-vjeçari në Shkodër, çfarë akuzohet

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi rezultonte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë...

08:44 11/06/2025
Para
“Më erdhi në zyrë”/ Berisha zbulon bisedën me Bashën

"Më erdhi në zyrë"/ Berisha zbulon bisedën me Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

08:55 11/06/2025
Në kërkim nga GJKKO, arrestohe 19-vjeçari në Shkodër, çfarë akuzohet

Në kërkim nga GJKKO, arrestohe 19-vjeçari në Shkodër, çfarë akuzohet

08:44 11/06/2025
Protestat përhapen deri në New York, Trump kundër protestuesve

Protestat përhapen deri në New York, Trump kundër protestuesve

08:28 11/06/2025
Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:14 11/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.