Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia e Tiranës arreston 13 persona:Mes tyre një 17-vjeçare, policia i gjeti kanabis, fara për t’u mbjellë, metamfetaminë dhe drogëra të tjera

17:46 09/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 13 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e policisë thuhet se mes të arrestuarve është edhe një 17-vjeçare me inicialet A.Q që u arrestua në rrugën “Reshit Çollaku”.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuara lëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.

Gjithashtu kanë rënë në prangat e policisë edhe persona të tjerë, për vepra penale nga drejtimi i mjetit pa leje-drejtimi, te dhuna në familje dhe ngacmimi seksual.

Mes të arrestuarve është edhe një 18-vjeçar me iniciale K.L., i dënuar me “arrest me burg” për veprën penale “ngacmim seksual”.

Njoftimi i policisë:  

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 13 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. Q., 17 vjeçe, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, pas kontrollit të ushtruar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në banesën e marra me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuara lëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.

-K. T., 21 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 duke i dhënë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa shtetasit E. P., i cili në përfundim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë.

-K. Ll., 28 vjeç, pasi në rrugën “Grigor Heba”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., pasi në rrugën “Teodor Ipen”, në banesë, ka goditur me sende të forta dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. I., 35 vjeç, B. B., 59 vjeç dhe B. N., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. Ll., 25 vjeç, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Kasharit, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

-F. B., 22 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K. L., 18 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “”Ngacmim seksual”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

-B. K., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

-M. Sh., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përmbyset, humb jetën një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.