Në prangat e Policisë së Durrësit kanë rënë dy persona ditën e sotme, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar është arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet Sh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Po ashtu blutë e qytetit kanë ndaluar shtetasin me inicialet A. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim narkotikësh”, kryer në bashkëpunim.
Mësohet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim narkotikësh”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.