Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia bën bilancin, denoncimet e qytetarëve parandalojnë 98 aksidente në 10 ditët e para të gushtit

17:05 10/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar 31 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Falë telefonatave të qytetarëve në Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë e Elbasan, kanë rënë në prangat e policisë 11 drejtues mjetesh, të cilët duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, pas telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Rrugore janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin.

Sipas informacioneve zyrtare në të gjithë territorin e vendit janë ndëshkuar me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, 56 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi në qendrat e banuara, drejtim mjeti në efektin e alkoolit, për xhirime gomash dhe sjelle agresive në rrugë. Në përfundim policia ka ftuar të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Faleminderit qytetarëve që shpëtojnë jetë me telefonatat e adresuara në 112 dhe raportimet në Komisariatin Dixhital.

Përgjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, shumë qytetarë në të gjithë vendin, kanë adresuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe, pas telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Rrugore janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin.

Nga Policia Rrugore e Tiranës janë ndëshkuar 31 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 drejtues me arrest, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe manovra të rrezikshme në rrugë, dhe 18 drejtues të tjerë me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, kryesisht për xhirim gomash nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të rrezikshme në krah të kundërt dhe sjellje agresive në rrugë.

Po falë telefonatave nga qytetarët, në Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë e Elbasan, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, të cilët duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, 56 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi në qendrat e banuara, drejtim mjeti në efektin e alkoolit, për xhirime gomash dhe sjelle agresive në rrugë.

Krahas vlerësimit të telefonatave të qytetarëve, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollet permanente me radarë, dragera, kamera, aparate fotografike, dronë e makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara në rrugë.

Në çdo aks rrugor nacional dhe akset kryesore rurale, si dhe në qendrat urbane ka 24/7, dragera, radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#TaniJemiMeShume

#ZeriYtDegjohetDheVleresohet

#BashkepunoPerSigurineTone

 

Etiketa: ngjarjeparandalonPoliciaRrugore

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
PSG “misterioze” për prezantimin e Messi-t: Nesër një konferencë në stadium

PSG “misterioze” për prezantimin e Messi-t: Nesër një konferencë në stadium

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.