Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia bën bilancin, 10 operacione në 1 javë, ja sa janë arrestuar

15:04 23/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Policia ka bërë bilancicn javor, ku bën me dije në përgjatë kësaj jave janë kryer 10 operacione policore, 9 prej tyre kombëtare dhe 1 ndërkombëtar, ku janë vënë në pranga 34 persona, 18 prej të cilëve në kuadër të operacionit ‘Astrolabio’.

Gjithashtu sipas  kontrollet blic kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, që transportojnë e trafikojnë lëndë narkotike apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, kontrabandës, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dhunës në familje etj

Njoftimi i Plotë nga Policia e Shtetit:

Vijojnë kontrollet blic dhe operacionet policore kombëtare e ndërkombëtare, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, që transportojnë e trafikojnë lëndë narkotike apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, kontrabandës, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dhunës në familje etj.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 10 operacione policore të koduara, nga këta 9 operacione kombëtare dhe 1 ndërkombëtar, konkretisht operacionet: “Bratoshi”, “Linza”, “Koordinimi”, “Just in time”, Tabacino”, “Osumi”, “Antenat”, “Blic”, “Kriptofarm” dhe operacioni ndërkombëtar “Astrolabio” i zhvilluar me Italinë dhe Greqinë.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 34 shtetas, nga këta 18 në kuadër të operacionit “Astrolabio”.

Janë zbuluar dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave.

Janë sekuestruar 4 armë zjarri, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, municion luftarak, armë të ftohta, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Janë kapur 12 persona në kërkim, nga këta 10 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 21 persona.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 29 raste, për të cilat janë proceduar e arrestuar 29 persona.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 34 raste, në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 6 raste, në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 11 raste, si dhe janë evidentuar 19 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Për këto raste janë proceduar dhe arrestuar 73 persona.

Janë arrestuar 16 persona, janë proceduar penalisht 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për dhunë në familje.

Gjithashtu, janë arrestuar 6 persona dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 21 raste në të gjithë vendin, për të cilat janë proceduar e arrestuar 21 persona.

Janë zbardhur 16 raste të vjedhjes së pronës dhe janë vënë në pranga 16 autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Janë proceduar e arrestuar 40 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Është zbardhur një aksident me pasojë dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, i cili pasi e aksidentoi 83-vjeçarin, e hodhi në kanal për të humbur gjurmët dhe u largua.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

Një qytetare ka depozituar padinë e parë ligjore në lidhje me ndotjen e rëndë të ajrit të shkaktuar nga zjarri...

11:34 15/07/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 13 Korrik 2025

Dashi Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje...

08:06 13/07/2025
Para
Mbyllja e shkollave, Kushi: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi

Mbyllja e shkollave, Kushi: Një nga prindërit të qëndrojë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.