Po ushqente shpendët, humb jetën gruaja nga Fieri pasi ra në gropë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zharrëz të Fieit. Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë.

68-vjeçarja Nadire Kotherja ka qenë duke ushqyer shpendët e saj, kur dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një gropë me sërë dhe ka ndërruar jetë.

Policia është duke hetuar ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.

Shpërndaje
Share.

Komento