Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po pinte kokainë, 25-vjeçari arrestohet në flagrancë brenda lokalit të tallavasë

12:57 12/10/2019
Reading Time: 2 min lexim

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë, teksa po konsumonte kokainë.

Ngjarja u regjistrua në një lokal tallavaje në zonën e Shkozetit në Durrës.

Policia ka dyshime se E.K. përveçse konsumues, është edhe shpërndarës i lëndës narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa doza kokainë, dhe disa kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishte konsumuar lënda narkotike.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe pronari i lokalit, 27-vjeçari S.M.

Njoftimi i policisë

Durrës

Policia e Durrësit godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës, tallava.

Vihet në pranga një shtetas, I cili dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.

Procedohet penalisht edhe pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të planit për kontrollin e elementëve kontingjent në lokalet e natës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta.

Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: durreskokainetallava

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Tifoz i deklaruar i Serbisë, komentatori Kosta Grillo kap skedinë me humbjen e Shqipërisë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English