Viti 2018 nuk u soll shumë mirë me këngëtaren Ariana Grande!
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këngëtarja e hitit “Thank U, Next” nuk do të gëzojë si të tjerët për festat e fundvitit, madje në mënyrën më origjinale.
Vëllai i saj, Frankie publikoi një foto të pemës së Krishtlindjeve dhe na besoni se nuk është ajo që prisnim. Pema jo vetëm që sfidon ligjin e gravitetit, por shpreh edhe të gjitha ndjenjat e këngëtares.
E pyetur nga gazetarët në New York përse ka zgjedhur një pemë të tillë, këngëtarja u përgjigj: “Ndonjëherë jeta është e tillë”! Dhe i japim plotësisht të drejtë.
Në 2018, Ariana publikoi një album të ri, u nda nga i dashuri Mac Miller dhe më vonë ai ndërroi jetë nga overdoza e drogës, u fejua me Pete Davidson edhe më pas hoqi dorë nga fejesa, po bëhet gati të shkojë në tur dhe krejt aksidentalisht u përfshi në një sher me Drake dhe Kanye West.
Pra siç e shihni, jeta ka qënë plot me ulje dhe ngritje për këngëtarjen!
Gjithsesi, nuk duhen humbur shpresat!
2019 do të jetë një vit më i mirë.
Burimi: Iconstyle.al
Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo
Pas më shumë se një dekade mungesë, Papa Leoni XIV do të rikthejë këtë fundjavë një traditë të lashtë papnore,...