Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po ndodh: WizzAir, vonesa në çdo fluturim dhe shitje vendesh të pasagjerëve

20:26 21/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Duket se qëllimi i vetëm i linjës ajrore WizzAir është të shkaktojë pakënaqësi dhe të sjellë mungesë totale besueshmërie tek klientët e saj.

Live nga aeroporti “Nënë Tereza”, qytetarët na raportojnë se janë hasur me vonesa në çdo fluturim që WizzAir kishte në listën e tij.

Siç mund ta shihni në foton e raportuar tek QYTETARËT në Telegram (kliko këtu), fluturimet e WizzAir janë ato problematiket, që kanë gjithmonë shtyrje dhe asnjëherë lajmërime e komunikim të mëparshëm me pasagjerët.

Jo vetëm kaq, qytetarët raportojnë se vendet e tyre në avion janë shitur, duke u bërë ndryshime për të cilat pasagjerët s’janë në dijeni. Ky ndryshim i vendeve ka shkaktuar kaos për këdo që udhëton me WizzAir.

Madje, pasagjerët janë ende në mungesë informacioni për kohën e saktë që do t’u duhet të presin derisa të nisë fluturimi i tyre.

Në mungesë të plotë përgjegjshmërie nga Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, Albcontrol, të cilit iu bllokuan llogaritë në Belgjikë me kërkesë të Francesco Becchettit dhe kredive me vlerë 5 miliardë lekë që qeveria i ka dhënë kompanisë nga paratë e taksapaguesve, ne kontaktuam me WizzAir. Mirëpo, përgjigjja që morëm ishte automatike, ndërsa askush nuk denjon t’i japë zgjidhje këtij problemi.

Për një panoramë më të plotë, rikujtojmë se qeveria shqiptare u detyrua të fusë dorën në xhepin e taksapaguesve për t’i dhënë hua kompanisë publike Albcontrol, pasi gjendja e saj financiare mbërriti në pikën e falimentit si rrjedhojë e bllokimit të dhjetëramiliona eurove të ardhura nga kërkesa e biznesmenit italian, Francesco Beccheti për pagesën e gjobës së dhënë nga gjykata e Arbitrazhit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi, qeveria shqiptare ka vendosur të “prishë” Albcontrol dhe të krijojë një entitet të ri në vend të tij, që duket se lidhet me bllokimin e llogarive të Albcontrol në Belgjikë.

Manovra, e cila nuk shpjegon se si paratë e bllokuara gjatë viteve 2021, 2022 e 2023 dhe që arrijnë në dhjetëra milionë euro, do të mund të zhbllokohen dhe as nëse kredia prej 5 miliardë lekësh do të mund apo jo t’u kthehet taksapaguesve. Gjithsesi, projektligji, i publikuar së fundmi në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, thotë se të ardhurat e agjencisë zëvendësuese të Albcontrol do të duhet të “përdoren ekskluzivisht për mbulimin e kostove”, një hile juridike që nënkupton se këto fonde do të jenë imune përkundrejt kërkesave për bllokim.

Projektligji është firmosur nga Belinda Balluku.

Si përfundim, qytetarët janë të zhgënjyer nga WizzAir, që është kritikuar në të kaluarën për vonesat e vazhdueshme, duke i lënë udhëtarët të ndihen të bllokuar dhe të pakënaqur. Vonesat e përsëritura jo vetëm që prishin planet e udhëtimit të pasagjerëve, por gjithashtu reflektojnë keq në reputacionin e linjës ajrore.

/iconstyle

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albcontrolvonesawizzair

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Horoskopi sot, 18 shtator 2022

Horoskopi sot, 22 prill 2024

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English