Skip to content
Bota

Po luftonte me forcat ruse, vritet djali i një zyrtari të lartë të CIA-s

· 1 min lexim

Michael Alexander Gloss, një 21-vjeçar amerikan dhe djali i një zyrtare të lartë të CIA-s, është vrarë në rajonin e Donetskut teksa luftonte në krah të forcave ruse kundër Ukrainës.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga platforma investigative ruse iStories dhe më pas u raportua nga The Washington Post.

Gloss ishte djali i Juliane Gallina, zëvendësdrejtoreshë për inovacionin dixhital në CIA, dhe Larry Gloss, drejtues i një kompanie sigurie.

Angazhimi i tij në anën ruse ka shkaktuar reagime të forta në SHBA dhe në qarqet ndërkombëtare të sigurisë, duke nxitur debat mbi përfshirjen e qytetarëve perëndimorë në këtë luftë në mënyrë të pavarur.

Pavarësisht lidhjeve të afërta familjare me strukturat e sigurisë amerikane, Gloss zgjodhi të luftonte përkrah Rusisë një zgjedhje që është interpretuar nga analistët si një devijim ekstrem.

Babai i tij, Larry Gloss, deklaroi për mediat se djali i tyre kishte vuajtur prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në vendimin për t’u përfshirë në luftë.

Rasti i Gloss ka rizgjuar diskutimet mbi ndikimet psikologjike të konflikteve të gjata dhe rolin që luajnë këto në radikalizimin apo keqorientimin e individëve emocionalisht të brishtë.