Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës.
Një person, i cili udhëtonte me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një makinë.
Mësohet se viktima është 63-vjeçari me iniciale Xh.S.
Menjëherë pas aksidentit mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.