Skip to content
Politikë

Plehrat minierë ari për miqtë e Veliajt, skema si kryebashkiaku i Tiranës i fali pa garë 37 MLN lekë Kastratit

· 2 min lexim

Lekët e Bashkisë Tiranë ngado që sillen rikthehen te Veliaj dhe ato pak biznesmenë me të cilët ai bashkëpunon. I tillë është edhe rasti i fundit përmes firmës Eco Tirana, e cila është përgjegjëse për pastrimin kryeqytetit dhe 51% e aksioneve të saj janë në pronësi të Bashkisë. Kjo e fundit ka regjistruar më datë  21 shtator tenderin me objekt “Mbulim siguracione, siguracione per kontratën e shërbimit, ndërtesën dhe përgjegjësinë civile, siguracione TPL auto e moto”, që sigurisht bëhet fjalë për kontratë e shërbimit të pastrimit. Plehrat dihet se janë një minierë ari për oligarkët dhe zyrtëarët e korruptuar dhe këtë e kanë treguar dhe hetimet e SPAK. Dhe krahas hetimeve të SPAK, është evidente për qytetarët e Tiranës që çdo ditë kur ecin nëpër rrugë ndiejnë erën e koshave të tejmbushur.

Për këtë tender do të merren nga taksat tona 37 milionë lekë, të cilat do të ikin menjëherë në arkën e biznesmenit të preferuar të kryebashkiakut Veliaj, Shefqet Kastrati. Sikur shohim në dokumentet e tenderit, vetëm firma  ALB – SIGURACION ka shfaqur interes për këtë tender dhe ka pasur ofertën sa 99% e  fondit limit. Ligjërisht, Eco Tirana duhet ta anulonte procedurën,  por miku i Veliajt nuk mund të dilte ‘me duar në xhepa’ e Veliajt.

Për ta përmbledhur ajo që vihet re është se pa konkurrencë fare, në shkelje të ligjit  Bashkia e Tiranës lidhi kontratën me fitues me firmën ALB – SIGURACION, e cila është në pronësi të Shefqet Kastratit.