Një banesë në zonën e Alliasit në kryeqytet është përfshirë nga flakët.
Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej çifti i të moshuarve.
Këta të fundit janë dëmtuar nga shpërthimi, por pa rrezik për jetën.
Të moshuarit B.H. 80 vjeç dhe N.H. 77 vjeçe, u nxorrën nga zjarrëfikësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.