Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plani amerikan, çfarë do të bëjë Presidenti Biden me 6 trilionë dollarë?

09:49 07/05/2021
Reading Time: 4 min lexim

Presidenti Joe Biden ishte në Lejk Çarls të Luizianës të enjten në vazhdën e përpjekjeve për të rritur mbështetjen për propozimet e tij me vlerë 2.3 trilionë dollarë të njohura si Plani për Punësim për Amerikanët, ose i njohur ndryshe si strategjia e presidentit për modernizimin e infrastrukturës.

Ky propozim është një ndër nismat madhore që ka prezantuar presidenti në 100 ditët e para në detyrë. Një tjetër ishte Plani për Shpëtim me vlerë 1.9 trilionë dollarë i miratuar nga Kongresi në mars si dhe Plani për Familjet Amerikane i prezantuar në prill.

Këto tre programe së bashku kanë një kosto totale prej 6 trilionë dollarësh dhe do të ndryshojnë rrënjësisht raportin mes qeverisë federale dhe qytetarit.

Bëhet fjalë për programe kaq të mëdha dhe të gjithanshme në ndikim, sa që është e vështirë të kuptohen nga shumë amerikanë. Për shembull plani për infrastrukturën parashikon shpenzime jo thjesht për rrugë e ura, por edhe për përmirësimin e shkollave publike dhe për kujdesin për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Shumë demokratë liberalë i kanë përshëndetur përpjekjet e presidentit, por republikanët dhe demokratë të qendrës kanë shprehur shqetësim se do të rrisin borxhin publik të vendit.

Plani Amerikan për Shpëtim

Ky plan, i njohur edhe si “paketa stimuluese” me një vlerë prej 1.9 trilionë dollarësh është i vetmi që ka hyrë në zbatim deri tani. Ai përmban dhjetëra elementë por më të rëndësishmet janë:

Fonde emergjente për shtetet, komunat dhe qeveritë e fiseve autoktone. $350 miliardë.

Një pagesë prej 1400 dollarësh e dërguar një herë të vetme për personat në nevojë si dhe 300 dollarë në javë ndihma shtesë për personat që marrin asistencë papunësie. $242 miliardë.

Ulje taksash që paguan një familje në masën 3000-3600 dollarë për çdo fëmijë. Ulja bëhet përmes pagesave mujore. $104 miliardë.

Fonde për të shpëtuar nga falimentimi planet për pagesat e pensioneve. $86 miliardë.

Fonde për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. $50 miliardë.

Testime, masa luftuese, gjurmim i të ekspozuarve ndaj koronavirusit. $47.8 miliardë.

Ndihmë për të paguar qiranë për amerikanët në nevojë. $21.6 miliardë.

Plani për Punësimin e Amerikanëve

Ndryshe nga Plani për Shpëtim, i cili u miratua relativisht pa probleme në Kongres, megjithëse pa mbështetjen e republikanëve, Plani për Punësim është ende në fazën e debateve në Kongres. Shumë kanë shprehur shqetësim për koston e lartë si dhe për termin e gjerë “infrastrukturë”. Kostoja prej 2.3 trilionë dollarësh e këtij plani e bën atë propozimin më të shtrenjtë të administratës aktuale. Ky plan përfshin një numër nismash. Ja disa prej tyre:

Fonde për rrugë, ura, sisteme të transportit publik, aeroporte dhe stacione për karikimin e makinave elektrike. $621 miliardë.

Fonde për shtëpi për të moshuarit si dhe personat me aftësi të kufizuara.$400 miliardë.

Ndihmë për prodhuesit industrialë dhe bizneset e vogla, duke u ofruar qasje në kredi dhe në investime në energjinë e gjelbër. $300 miliardë.

Krijimi, përmirësimi dhe adaptimi i më shumë se dy milion njësive të banimit për nevojat e personave me të ardhura të ulëta. $213 miliardë.

Përmirësimi i sistemeve të ujit të pijshëm, rrjeteve energjetike dhe qasjes në internet të shpejtë. $111 miliardë.

Trajnimi dhe kualifikimi i krahut të punës. $100 miliardë.

Përmirësimi/modernizimi i shkollave publike. $100 miliardë.

Plani për Familjet Amerikane

E treta nismë e madhe e Presidentit Biden me vlerë 1.8 trilionë dollarë përqendrohet tek familjet dhe fëmijët amerikanë, me premtimin për të zgjeruar mundësitë për arsim, kujdesin parashkollor për fëmijët dhe reduktimin e varfërisë që prek fëmijët. Plani parashikon katër vjet shtesë shkollim falas (dy vjet falas në çerdhe/kopshte për fëmijë nën 5 vjeç si dhe dy vjet falas në institucione komunitare 2-4 vjeçare të arsimit të lartë), si dhe zgjerimin e programeve që parashikohen në Planin për Punësim, duke zgjeruar shpenzimet për kujdesin për fëmijët e familjeve punëtore.

Plani për Familjet parashikon deri në vitin 2025 një ulje tjetër vjetore të taksave që paguajnë prindërit, në bazë të numrit të fëmijëve. $400 miliardë.

Investime në çerdhe/kopshte si dhe në kualifikimin e personelit që punon në këto qendra. $225 miliardë.

Krijimi i një programi mbarëkombëtar për lejen e paguar për nevoja familjare. $225 miliardë.

Kujdes falas për 3-4 vjeçarët në kopshte. $200 miliardë.

Ulje e mëtejshme taksash përmes Planit të Kujdesit Shëndetësor për amerikanët që regjistrohen në këtë program. $200 miliardë.

Dy vjet falas në një institucion dy vjeçar të arsimit të lartë. $109 miliardë.

Shtimi i fondit qeveritar që ndihmon me grante të rinjtë që nuk e përballojnë dot koston e universitetit. $80 miliardë.

Ulje e mëtejshme taksash për familjet që shpenzojnë për kujdesin për fëmijët apo për të moshuarit, duke e bërë këtë masë të përhershme. $80 miliardë.

Investime në programet që inkurajojnë nxënësit të vazhdojnë studimet në kolegjet komunitare që tradicionalisht u shërbejnë popullatave më në disavantazh. $62 miliardë.

Dy vjet studime falas në kolegje e universitete që frekuentohen në masë nga të rinj afrikano-amerikanë, të fiseve autoktone apo pakica të tjera. (Përjashtohen të rinj nga familje me të ardhura mbi 125,000 dollarë në vit). $39 miliardë.

Zgjerimi i programit që ofron ushqim falas për fëmijët gjatë orarit shkollor në zonat më të varfra të vendit. $17 miliardë./VOA

Etiketa: AmerikaBidenPresidenti

Të lidhura

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë
Aktualitet

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë

Në një deklaratë të tijën ditën e martë, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi se Elon Musk, pronari i Tesla dhe...

08:56 13/11/2024
Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori

Autori i sulmit me thikë që plagosi katër persona në Ferizaj është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës. Ai do të...

21:26 12/11/2024
Para
Bilanci në Kosovë/ 3 viktima, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID-19

Rënia e shifrave të infektuarve, mjeku tregon dy arsyet pse janë ulur numrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.