Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia “blindon” të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit (Emrat+Detaje)

08:21 17/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë.

Sipas informacioneve të marra mësohet se kanë mbetur të plagosur shtetasit Enis Sanxhaku dhe Noa Mato.

Autorët iu kanë dalë para me makinë dy të rinjve Enis Sanxhaku dhe Noa Mato dhe i kanë qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, pas mesnatës, ndërsa burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit Sanxhaku, 20 vjeç, dhe Mato, 19 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e saj, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrollin në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një kalçeto dhe sapo ka mbaruar ndeshja, janë nisur për t’u kthyer në shtëpi.

Të pyetur nga hetuesit në spital, ata kanë thënë se kanë bërë një manovër të gabuar me makinë dhe i kanë prerë rrugën një makine tjetër, që po lëvizte në këtë aks. Sipas dy të rinjve, pas kësaj manovre janë përfshirë në konflikt me drejtuesin e mjetit, që i kanë prerë rrugën, dhe miqtë e këtyre të fundit, që lëviznin me një tjetër mjet.

Nga dëshmia e parë e dhënë nga spitali, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato janë shprehur se konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve. Pas plagosjes, dy të rinjtë 20 dhe 19 vjeç kanë mbërritur në Spitalin e Traumës me makinën e tyre, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deshmiplagosjepoliciaTirane

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Qeveria e re në Afganistan, talebanët nuk përjashtojnë mbajtjen e zgjedhjeve

Qeveria e re në Afganistan, talebanët nuk përjashtojnë mbajtjen e zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English