Skip to content
Kryesore

Plagosja me thikë në Korçë/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit, identifikohet autori

· 1 min lexim

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit Ergyst Shtylla, pas dëshmisë së këtij të fundit.

Në kallëzimin e tij, Shtylla ka deklaruar se është goditur me thikë për motive të dobëta nga shtetasi D.M., 39 vjeç.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.

Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.