Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Durrës, arrestohet i riu nga Kavaja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 19-vjeçar u plagos me thikë ditën e djeshme në lagjen Nr.17 në Durrës.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, një 20-vjeçar me iniciale J.M., banues në Kavajë.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një 34-vjeçar me iniciale A.T.,  banues në Durrës.

Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Përveç plagosjes së 19 vjeçarit, A.T dhe J.M., kanë goditur me sende të forta një 16-vjeçar me iniciale D.M.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento