Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tropojë, pasi plagosi me thikë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konfilkti të çastit për motive të dobëta, ndërsa i riu është në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
B.M., 53 vjeç dhe banues në fshatin Dragobi akuzohet për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për verpime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Plagos me mjet të mprehtë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin; B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.
Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.