Skip to content
Kryesore

Plagoset me thikë këngëtari shkodran

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, ku këngëtari Ademir Fresku u plagos me thikë në një konflikt të çastit me një 50-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Migjeni” rreth orës 11:00 të paradites,…

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, ku këngëtari Ademir Fresku u plagos me thikë në një konflikt të çastit me një 50-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Migjeni” rreth orës 11:00 të paradites, dhe fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, konflikti kishte nisur pasi 50-vjeçari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal, dhe Ademir Fresku, pronar i lokalit, i kishte thënë që nuk do t’i shërbehej më, duke e paralajmëruar të mos kthehej.

Pas kësaj, Dardha nxori thikën dhe goditi Freskun disa herë. Policia ka arrestuar autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.