Skip to content
Rajoni

Plagoset me armë zjarri në Kosovë nipi i Ramush Haradinajt

· 1 min lexim

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme në Pejëm pranë Fakultetit të Biznesit.

I dyshuari gjendet ende në arrati, ndërsa i plagosur mendohet të jetë një familjar i Ramush Haradinajt, kreut të AAK-së në Kosovë.

Mediant në Kosovë shprehen se i plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për mediat kosovare se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej tyre ishte kalimtar i rastit.

/GazetaReforma.com/