Plagosën 38-vjeçarin pas konfliktit banal, në pranga dy persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka zbardhur plagosjen e 38-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Në pranga kanë rënë R.Ç., 38 vjeç dhe I.A., 33 vjeç.

Pas një konflikti për motive të dobëta, ata plagosën në lagjen nr.8 38-vjeçarin E.P.

Ky i fundit u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar. Policia arreston në flagrancë dy autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga këto struktutra u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, R.Ç., 38 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P., i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento