Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, G. Q., i cili akuzohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij pas një debati për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, në banesën e familjes.
Viktima, 53-vjeçari I. Q., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Seksionit për
Hetimin e Krimeve po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.