Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pipero flet nga Vlora: Situata është shumë e qetë, por ja çfarë duhet të kenë kujdes qytetarët

15:23 03/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mjeku Pëllumb Pipero, prej 2 muajsh ka qenë një nga zërat më të fortë informues sa i takon pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, teksa sot ka ndryshuar rutinë duke udhëtuar drejt Vlorës, ku edhe ka dhënë sërish një intervistë.

Mjeku e konsideroi një lajm shumë të mire faktin që nesë qyteti i Vlorës futet në hartën e gjerlbër dhe se prej 4 javësh nuk ka regjistruar asnjë rast të ri.

“Unë besoj që Vlora gradualisht po bëhet gati sepse masat po lehtësohen dita-ditës. Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi, ndërkohë Vlora nesër shpallet zonë e gjelbër dhe është një lajm jashtëzakonisht i mirë. Ka 3-4 javë pa asnjë rast të ri, kështu që në qoftë se ju e konsideroni një mesazh të tillë, le të jetë ky i afrimit të turizmit për Vlorën. Pse jo?!”. 

Por çfarë e ka favorizuar Vlorën? Pipero përmend disa arsye, duke mos harruar bujarinë e Zotit.

“Ekipet e mjekëve epidemiologë dhe specialistëve kanë bërë një punë të mrekullueshme në gjithë vendin. Strategjia e gjurmimit të kontakteve ka qenë efikas, monitorimi adekuat i situatës, izolimi i shpejtë i rasteve me klinikë dhe i kontakteve, kanë mundësuar që të izolohet shumë shpejt çdo rast i ri i konstatuar në Vlorë. Ky ka qenë çelësi i suksesit mendoj unë dhe nga ana tjetër besoj që ndryshe nga sa jemi mësuar që vlonjatët janë pak popull rebel, besoj fort që qytetarët e Vlorës kanë respektuar në mënyrë optimale udhëzimet apo urdhrat e qeverisë, i kanë respektuar normat e distancimit social, këshillat që kemi dhënë ne dhe ndoshta është dhe pak dhuratë e Zotit, fat. Pse kam ardhur në Vlorë është pyetje pak e vështirë. Kisha një konsultë me një kolegun tim mjek, për një rast që nuk kishte lidhje me COVID por për një sëmundje tjetër, meqë nuk kishin mundësi ta sillnin në Tiranë, erdha e konsultova këtu. Dhe shfrytëzova rastin të shfrytëzoj diellin, po të shikoj dhe qytetarët e relaksuar të Vlorës, por t’ju takoj dhe juve me këtë rast”, u shpreh Pipero.

Pipero ka sqaruar se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, duke treguar masat që duhet të respektojë çdo qytetar.

Sipas mjekut, hapja rajonale është një hapje e rekomanduar edhe nga OBSH-ja por edhe strategjitë e vendeve të tjera.

“Situata është shumë e qetë. Epidemia ka një ritëm rënës, ulje të qëndrueshme. Edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara, që po shtrohen në spital që janë 2-3 në ditë, herë pa asnjë rast fare, edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që dita e fundit e ka qenë 9, 7, 6 sot. Lajmi i mirë është që numri i rasteve të shëruara shtohet nga dita në ditë, tashmë kemi më shumë se gjysmën e personave të prekur të shëruar. Ende virusi qarkullon, pavarësisht se me ritëm të ulët dhe ndofta edhe me virulencë të ulët por ende qarkullon. Sa kohë virusi qarkullon neve duhet që medoemos të respektojmë ato masa të rëndësishme shumë për këtë fazë të dytë që është faza e hapjes graduale por e qëndrueshme. Do të thotë që ende duhet të kemi kujdes, sidomos në vende publike. Qytetarët të ruajnë distancën fizike, të vendosin një maskë, ata që shërbejnë të kenë maska e doreza, higjiena e duarve, larja sa më shpesh, janë disa masa që duhet t’i respektojmë në vijimësi”, tha Pipero.

Të tjera

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi
Aktualitet

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se audio-regjistrimet e kryera nga Ergys Agasi në zyrën e tij përmbajnë prova...

15:28 12/02/2026
SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere
Aktualitet

SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria kapet...

15:12 12/02/2026
Para

Ish-ministri në kërkim të së vërtetës për koncesionin e dyshimtë: Por kush do t’i kthejë përgjigje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

15:28 12/02/2026
SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

15:12 12/02/2026
Kuvendi i Shqipërisë ngre zërin për UÇK-në, 92 vota për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe pafajësinë e liderëve

Kuvendi i Shqipërisë ngre zërin për UÇK-në, 92 vota për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe pafajësinë e liderëve

14:31 12/02/2026
Kallashnikov në bankë në mes të Tiranës, 58 vjeçari qëllon brenda dhe kërkon paratë, arrestohet në flagrancë

Kallashnikov në bankë në mes të Tiranës, 58 vjeçari qëllon brenda dhe kërkon paratë, arrestohet në flagrancë

13:29 12/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.