Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pezullimi i Ballukut dhe bllokimi i pasaportës. GJKKO: Rrezikon provat dhe largimin nga vendi

11:50 21/11/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme ka sqaruar arsyet pse vendosi pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vendimi, i siguruar përmes gazetares Klodiana Lala, tregon se sipas gjykatës ekziston rreziku që ajo të ndikojë në marrjen e provave, për shkak të funksioneve që ushtron.

Në dokument thuhet se Balluku mund të ndërmarrë të njëjtat procedura që më herët kanë rezultuar në shkelje ligjore, duke cenuar procesin hetimor. Gjykata ka arsyetuar se bllokimi i pasaportës është vendosur pasi e pandehura mund të largohet nga Shqipëria.

Në vlerësimin për pezullimin, GJKKO thekson se ekziston rreziku që të kryhen sërish veprime të të njëjtit karakter me ato për të cilat po hetohet, duke pasur parasysh procedurat e dyshuara të paligjshme në disa tendera. Po ashtu nënvizohet fakti që të pandehurit administrojnë fonde të tjera publike dhe kanë në duar investime të vazhdueshme, gjë që e thellon nevojën e masave të sigurimit.

Gjykata ka cituar nenin 229 të Kodit të Procedurës Penale për të shpjeguar se masa e sigurisë caktohet duke u bazuar në nevojat konkrete të procesit, proporcionalitetin, përsëritjen e veprës dhe rrethanat rënduese apo lehtësuese. Sipas këtij vlerësimi, masat ndaj Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit konsiderohen të domosdoshme për garantimin e hetimit.

Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për lotin numër katër të Unazës së Madhe. Akuza lidhet me shkelje të barazisë në tendera. Një ditë më parë, GJKKO vendosi arrest shtëpie për dy bashkëpunëtorët e saj të afërt, Gentian Gjylin, drejtues i ARRSH, dhe Erald Elezin, administrator i KESH.

Në një tjetër sqarim të bërë publik, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se gjykata ka konfirmuar ekzistencën e rrezikut për prishje ose asgjësim të provave. Për shkak të detyrave të saj si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku mund të ndërhyjë në mënyrë që të vështirësojë marrjen e provave.

Gjithashtu, GJKKO vlerëson se ekziston rreziku që ajo të kryejë sërish të njëjtën vepër, pasi vazhdon të mbikëqyrë procedura tenderuese për të cilat është nën hetim.

Sipas gjykatës, rreziku i largimit nga vendi lidhet me marzhin e mundshëm të dënimit. Për veprën penale në fjalë parashikohen deri në pesë vite burg, por kur vepra kryhet në bashkëpunim dhe është e përsëritur, dënimi rritet ndjeshëm, çka e rrit mundësinë e shmangies së procesit penal.

Të tjera

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës
Aktualitet

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca përmbyllëse ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën...

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori
Aktualitet

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbylli ëndrrën e saj olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke përfunduar një kapitull që do të mbetet...

14:56 18/02/2026
Para
Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

Dritan Agolli, njeriu që shndërroi FSHZH në bankomatin e klientelës: nga tenderi 6 milionë dollarësh i satelitëve te mashtrimi i ri 2.6 milionë euro me avionë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

14:56 18/02/2026
Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.