Skip to content
Kryesore

Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 18-të

· 1 min lexim

Superiorja ka mbyllur fazën e dytë me dy ndeshjet e zhvilluara të dielën, Teuta – Egnatia (2-1) dhe Skënderbeu – Bylis (2-2).

Pasi u zhvilluan këto takime, trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhën Top 11-shen më të mirë të javës së 18-të, duke përfshirë portierin, 4 mbrojtësit, 3 mesfushorët dhe 3 sulmuesit.

Portieri më i mirë i javës është Klevis Hasanbelli i Bylisit. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Esat Mala (Vllaznia), Dynel Simeu (Teuta), Emiljano Musta (AF Elbasani) dhe Lorran (Dinamo City). Mesfushorët më të dalluar janë: Klevi Qefalija (Dinamo City), Arli Përgjoni (Bylis) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Në majën e sulmit qëndron Baton Zabërgja (Dinamo City), ndërsa krahët përbëhen nga Tedi Cara (Partizani) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia).

Trajneri i javës është Ilir Daja.