Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Përulësi, ambicie, unitet” / Kush është kryeministri që fitoi zgjedhjet në Kanada

08:57 29/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
“Përulësi, ambicie, unitet” / Kush është kryeministri që fitoi zgjedhjet në Kanada

Partia Liberale, nën drejtimin e Mark Carney, ka dalë fituese në zgjedhjet federale në Kanada, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i sapozgjedhur, Carney dha mesazhe të forta uniteti dhe vendosmërie, duke iu drejtuar qytetarëve me pyetjen retorike:

“Kush është gati të mbrojë Kanadanë me mua?-një deklaratë e ngarkuar me simbolikë, në një kohë tensionesh në rritje me Shtetet e Bashkuara.

Ai bëri thirrje për ndërtimin e një Kanadaje më të fortë dhe më të bashkuar, duke theksuar se vendi ka hyrë në një fazë sfidash të mëdha që kërkojnë vizion dhe qëndrueshmëri.

“Kush është gati ta ndërtojë Kanadanë të fortë?” – vijoi Carney, i shoqëruar nga brohoritjet e të pranishmëve.

Në vijim, ai shprehu mirënjohje për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se mbështetja e gruas dhe fëmijëve e ka frymëzuar për t’i shërbyer vendit.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij u përqendrua te vlerat që do të udhëheqin mandatin e tij: përulësia, ambicia dhe uniteti, vlera që tha se i ka përvetësuar që nga fëmijëria dhe që dëshiron t’i rikthejë në qeverisje.

Por pjesa më e drejtpërdrejtë e fjalimit erdhi në trajtimin e marrëdhënieve me SHBA-në. Carney nuk kurseu kritikat, duke akuzuar Uashingtonin për tentativë të hapur ndaj burimeve dhe sovranitetit të Kanadasë.

“Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, vendin tonë por kjo nuk do të ndodhë kurrë,” u shpreh ai, duke e cilësuar përfundimin e integrimit tradicional me SHBA-në si një “tragjedi historike”.

Sipas tij, Kanadaja po kalon një moment vendimtar, në të cilin duhet të qëndrojë e bashkuar përballë sfidave dhe të mbrojë interesat e saj kombëtare.

Ai konfirmoi se së shpejti do të zhvillojë një takim me presidentin Trump, për të diskutuar të ardhmen e dy shteteve si kombe të pavarura.

“Kanadaja do të marrë drejtimin, nëse SHBA heq dorë nga udhëheqja globale,” deklaroi ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Në përmbyllje, Carney nënvizoi angazhimin e qeverisë së re për të transformuar Kanadanë në një superfuqi energjetike dhe për të hapur vende të reja pune.

“Ne nuk jemi thjesht një vend, jemi një federatë. Jo gjithmonë të përsosur, por gjithmonë të përkushtuar ndaj drejtësisë,” tha ai. “Dhe mbi të gjitha, ne vendosim çfarë ndodh këtu.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: KanadaKryeministrizgjedhjet

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English