Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasje me armë në Vlorë, ndërron jetë pronari i lokalit

08:15 05/08/2019
Reading Time: 2 min lexim

Një përplasje me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:45, në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Për pasojë 3 persona mbetën të plagosur.

Mësohet se në mesnatë ka ndërruar jetë shtetasi Arben Beqiraj. Bashkë me të u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima kishte 6 plumba në trup, në pjesën e barkut, në duar, në këmbë, por një plumb në pjesën e kraharorit i shkaktoi plagën më të madhe, ndaj humbi edhe jetën.

Dy atentatorët tashmë janë identifikuar nga policia dhe janë në kërkim. Ata janë shtetasit SH.L., dhe E.XH.

Dy autorët janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit. Më pas ata kanë ushtruar dhunë fizike, duke u përleshur të dyja palët.

Pas konfliktit fizik dy autorët kanë shkuar tek makinat e tyre të parkuara jashtë lokalit nga ku kanë marrë një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat kanë qëlluar drejt Beqirajt, djalit dhe nipit të tij.

Ngjarja ka tronditur pushuesit, të cilët janë larguar me vrap në mjetet e tyre për të mos i kapur plumbat.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, një dëshmitar okular ka treguar sesi ndodhi sherri që çoi deri në humbjen e një jete. Dëshmia e këtij personi është shpërndarë në të gjitha mediat, ku tregohet se pronari i lokalit i kishte kërkuar një personi që po kalonte me kalë në mes të pushuesve, që të tregonte më shumë kujdes pasi aty kishte edhe shumë fëmijë.

Gjithashtu, dëshmitari shton se pronari, Arbeni, e kishte goditur edhe me pëllëmbë personin që e kishte kritikuar.

Pas kësaj, kishin ardhur një grup njerëzish të cilët fillimisht kishin debatuar me pronarin e lokalit për të sqaruar edhe situatën e ndodhur.

Gjithë skena është parë nga pushuesit, ndërsa Arbeni mori më shumë se katër plumba, ka treguar dëshmitari ocular.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: nderron jeteperplasje me armepronari i lokalitvlore

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

I vdes i biri 6 muajsh, shqiptari dhuron 78 mijë euro për bamirësi

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English