Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe Federatës Shqiptare të Futbollit ka hyrë në një fazë edhe më të tensionuar. Shkak i acarimit është vendimi i Federatës për të bashkëorganizuar Europianin U-21 të vitit 2027 me Serbinë, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra nga grupimi i njohur i tifozëve të Kombëtares.

Pas kritikave publike të TKZ-së, FSHF ka vendosur të ndryshojë skemën e shpërndarjes së biletave, duke hequr për herë të parë lehtësitë dhe vendet e rezervuara që ky grupim kishte në stadium prej më shumë se një dekade.

Nga tani, ata duhet të aplikojnë përmes shortit online si çdo tifoz tjetër, çka është parë si një akt penalizues i qëllimshëm ndaj tyre.

Në shenjë proteste, TKZ ka bërë thirrje për bojkot të ndeshjes së radhës së Kombëtares, më 7 shtator në Tiranë kundër Letonisë. Sipas tyre, ky nuk është një reagim kundër fanellës kuqezi, por një mesazh kundër mënyrës se si FSHF po menaxhon raportin me tifozërinë.

“Federata i ka nxjerrë biletat me çmime të ulëta vetëm nga frika se stadiumi do të jetë bosh. Nuk është hera e parë – kjo është hera e katërt që na përjashtojnë me qëllim. Kjo nuk është rastësi, por një vendim i qëllimshëm, politik dhe inatçor”, shkruan TKZ në deklaratën e tyre publike.

Ata kritikojnë gjithashtu heshtjen e futbollistëve të Kombëtares, duke u kujtuar atyre se kush i ka mbështetur pa kushte në çdo cep të Europës.

“Nuk presim të na duartrokasin. Por të paktën të mos harrojnë kush ka qenë gjithmonë aty, pa pagesë, pa sponsorë, vetëm me zemër”, thuhet në deklaratë.

Apeli i TKZ përfundon me një mesazh të qartë: “#mosSHKONI ndaj Letonisë. Jo ndaj fanellës, por ndaj atyre që e përdorin atë për interesa personale dhe që duan stadiume plot me heshtje.”

Mesazhi i plotë i TKZ:
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë në Tiranë dhe si për çudi, me çmime të ulëta, nga frika se do t’u mbesin karriget bosh. I njohim mirë këto lëvizje. Është ndeshja e katërt radhazi ku FSHF na ka përjashtuar haptazi, duke na margjinalizuar dhe stigmatizuar qëllimisht. Nuk është rastësi, është vendim politik inatçor!

Ky përjashtim nuk ka të bëjë me sjellje. Ka të bëjë me qëndrimin tonë. Ne patëm guximin të themi JO bashkëorganizimit të Kampionatit Europian U21 me Serbinë, në një kohë kur ky bashkëpunim fyes e turpërues u prezantua si sukses. Për këtë, TKZ është ndëshkuar dhe etiketuar. Kjo është e vërteta që duan ta fshehin.

Edhe më shqetësuese është heshtja e turpshme e lojtarëve të Kombëtares. Nuk presim të na duartrokasin. Por të paktën të mos harrojnë kush i ka ndjekur në çdo cep të Europës. Kush i ka ngritur kur janë rrëzuar. Kush ka derdhur zë dhe pasion për ta , pa pagesë, pa sponsorë, pa interesa. Sot, kur padrejtësia është e hapur, ata zgjedhin të heshtin dhe t’i shërbejnë qorrazi një federate që përjashton popullin nga Kombëtarja e vet.

Për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi ju ftojnë të #mosSHKONI ndaj Letonisë.
Jo ndaj fanellës, por ndaj atyre që e përdorin atë për interesa personale dhe që duan stadiume plot me heshtje.

Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele që marrin bileta me një SMS. Le të kënaqet me versionin “VIP” të Kombëtares, ku bukuria vlen më shumë se zëri, dhe marketingu ka më shumë peshë se përkushtimi.

Kombëtarja është e popullit. Jo e sponsorëve. Jo e klientelës. Jo e zëdhënësve të heshtur.

Etiketa: ndeshaj Letoni-ShqiperiSport

Të tjera

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin
Aktualitet

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

Nga Irena Beqiraj Mesazh për mazhorancën! Nuk duheshin 16 mijë faqe! 10 faqe do të mjaftonin për të detyruar mazhorancën...

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total
Aktualitet

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Ndërsa Edi Rama shfaqet para kamerave duke folur për “kapacitete të larta të mbrojtjes kibernetike”, “shtet digjital modern” dhe “ushtri...

15:53 30/12/2025
Para
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

15:53 30/12/2025
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

14:47 30/12/2025
Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

11:22 30/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.