Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 4 të Durrësit.
Viktima është një 80-vjeçar me inicialet Q.L., i cili po kalonte rrugën kur u përplas nga një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçar, banues në fshatin Rrashbull.
Pavarësisht se i moshuari u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Drejtuesi i automjetit, O.P., është arrestuar në flagrancë nga policia.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari mund t’i ketë prerë rrugën makinës, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar nëse 26-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.